Gwyneth Paltrow rrëfen pasojat e Covid-19, zbulon metodën me të cilën por merr veten

Mediale Vip

Gwyneth Paltrow rrëfen pasojat e Covid-19, zbulon metodën me të cilën por merr veten

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 16:54
Gwyneth Paltrow

Gwyneth Paltrow është e fundit në radhën e personazheve publikë që ka rrëfyer pasojat që i ka lënë Covid-19. “Dola pozitive me Covid para pak kohësh. Më ka lënë ndjesinë e tmerrshme të këputjes dhe konfuzion mendor të frikshëm. Në janar bëra një ekzaminim të përgjithshëm të trupit dhe nga analizat doli që kam nivel të lartë infamacioni në trup. E gjitha e shkaktuar nga Covid”, ka shkruar aktorja në website-in e saj ‘Goop’.

Gwyneth ka rrëfyer se ka shkuar menjëherë tek një mjek për të gjetur një zgjidhje. “Kam ndjekur një dietë ‘keto’ dhe kam konsumuar shumë vakte vegjetariane, por pa lënë jashtë konsumit peshkun apo disa lloje mishi të tjera. Bëj fasting çdo ditë deri në 11 të mëngjesit. Eskallop, shpargull, këto janë disa nga ushqimet që çuditërisht dolën të shijshme. Kam eleminuar totalisht sheqerin dhe alkoolin dhe kam pirë suplemente që më ndihmojnë të fuqizoj trupin”, ka treguar ajo më tej.

Gwyneth ka nisur të marrë Omega 3 dhe 6, Vitaminë B, Vitaminë D3 dhe Zink. Më pas ka ndjekur një procedurë për shërimin e lëkurës me serumë me Vitaminë C dhe ka frekuentuar sauna. Në mëngjes, aktorja ka rrëfyer se bën edhe pak minuta stërvitje.

Këto këshilla të 43-veçares vijnë në një moment kur bota akoma po përballet me pandeminë dhe ata që janë prekur vuajnë pasoja edhe pse e kanë kaluar virusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat