Me cilën shkon më shumë Saimiri? Redona nuk zgjedh ‘shoqen’ e saj

Mediale Vip

Me cilën shkon më shumë Saimiri? Redona nuk zgjedh ‘shoqen’ e saj

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 19:19
Redona

Redona nuk e ka lënë ende Shqipërinë për të shkuar në Itali, vendin ku ajo jeton prej vitesh me familjen. Natyrisht, arsyeja është “Love Story”. Do të ndjekë nga afër edhe finalen e spektaklit, ndonëse tani vetëm si spektatore.

E ftuar për një intervistë në programin “Daily Love Story”, Redona tregoi se edhe pas eliminimit i mban akoma kontaktet me Saimirin, madje e ka takuar dhe ka folur pak me të edhe në prapaskenë, mbrëmjen e gjysmëfinales.

Tani që është jashtë spektaklit, Redona e ka më të thjeshtë të thotë se cila prej dy vajzave, Generda apo Meri, mund të jetë zgjedhja më e mirë për Saimirin. Ndonëse ajo i vlerëson të dyja vajzat, Merin e ka pikë të dobët, meqenëse për shumë javë kanë qenë edhe shoqe të së njëjtës dhomë.

Megjithatë, më pranë Saimirit ajo shikon Generdën. Sipas saj, princi i “Love Story” mund të përshtatej më shumë me këtë të fundit: “Mund të them Generda, sepse janë rritur të dy jashtë. Është vajzë e kompletuar, nuk i mungon asgjë dhe mendoj se mund të përshtatet”, – tha Redona.

Tani që rrugëtimi në “Love Story” ka mbaruar, për Redonën kanë nisur propozimet nga djemtë. Ajo thotë se kanë qenë të pafundme, madje “dhe mamat e motrat më thonë që ‘kam vëllanë ose çunin’".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat