Çfarë do të ndodhë në finalen e ‘Love Story’, zbulohen detajet e para

Mediale Vip

Çfarë do të ndodhë në finalen e ‘Love Story’, zbulohen detajet e para

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 19:38
Love Story

"Gjëra të bukura" ishte përgjigjja e shkurtër e Saimirit një ditë më parë për natën finale të “Love Story”, por pa zbuluar çfarë do të rezervojë mbrëmja e fundit për të dhe për dy vajzat finaliste.

Ndërsa pasditen e sotme, e ftuar në “Daily Love Story”, autorja e programit, Ilda Lumani, tregoi si kanë shkuar javët e spektaklit të dashurisë dhe po ashtu, si do të jetë nata finale.

Duke qenë pjesë e të gjithë këtij rrugëtimi, Ilda rrëfeu se ajo dhe i gjithë produksioni e kanë ndjekur dhe përjetuar gjithçka hap pas hapi dhe po kështu janë shoqëruar edhe nga emocionet gjithmonë në rritje të ngjarjeve që janë përcjellë edhe në publik.

“Sigurisht që emocionohemi, ne jemi të gjithë të përfshirë. i kemi njohur vajzat që në audicione, njohja me Saimirin, çdo gjë e kemi ndjekur hap pas hapi dhe e jetojmë çdo gjë edhe ne…”

Po nata finale çfarë ka rezervuar për publiku? Natyrisht, edhe Ilda nuk do të zbulojë shumë për këtë, por një detaj që ka zbuluar autorja e programit janë udhëtimet jashtë Shqipërisë për dy vajzat finaliste.

“Nëse deri tani kemi parë takime emocionale, udhëtime të bukura nëpër Shqipëri, këtë herë finalja ka surpriza dhe do kemi udhëtime jashtë Shqipërisë” – tha Lumani, por, me siguri, ka edhe më shumë se kaq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat