Can Yaman i propozon në qiell partneres së tij italiane!

Mediale Vip

Can Yaman i propozon në qiell partneres së tij italiane!

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 22:36
Can Yaman

Ishte Anna Pettinelli ajo e cila gjatë emisionit të saj në radio në RDS hodhi aludime se aktori turk me origjinë shqiptare, Can Yaman, kishte nisur një lidhje të re me gazetaren italiane, Diletta Leotta. Ajo siguroi se kishte dëgjuar për flirtin nga burime të besueshme, madje shtoi se ata kanë qëndruar në të njëjtin hotel në Romë.

Më pas revista ‘Chi’ publikoi foto ku dyshja shfaqen në moment private duke u puthur dhe përqafuar.

Media italian shkruan se ata kanë kaluar 5 netë në një hotel në Romë, nga ku publikuan edhe foto. Pas këtyre lajmeve aktori reagoi përmes një postimi në Instagram duke shkruar: “Është puna ime! Pikë”.

 Si një djalë romantik që është, Can i ka bërë një propozim për martesë në qiell partneres së tij italiane.

“Diletta dëshiron të martohesh me mua? Të dua, Can”.

Pamjet e porpozimit janë bërë virale në rrjet, ndërsa ende nuk dihet përgjigjja e gazetares italiane!

Image
Can Yaman i propozon në qiell partneres së tij italiane!
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat