Mbretëresha iu heq zyrtarisht titujt si mbrojtës të disa organizatave çiftit Meghan dhe Harry

Mediale Vip

Mbretëresha iu heq zyrtarisht titujt si mbrojtës të disa organizatave çiftit Meghan dhe Harry

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 17:51
Princ Harry dhe Meghan Markle

Çifit Harry dhe Meghan u janë hequr zyrtarisht nga Mbretëresha titujt e tyre si mbrojtës të një numri biznesesh, të besuara si anëtarë të familjes mbretërore.

Njoftimi u bë nga Pallati Buckingham, duke specifikuar se Elizabeta II ua komunikoi atyre “në një letër pas një bisede me Dukën” në të cilën Harry konfirmoi përfundimisht heqjen dorë nga statusi i anëtarëve të vjetër të Familjes Mbretërore.

Megxit u bë zyrtare në 1 Mars, 2020, por një vit tranzicioni ishte rënë dakord midis Dukes të Sussex dhe Pallatit Mbretëror pas së cilës situata do të rishikohej.

Me afrimin e afatit, çifti i kërkoi Mbretëreshës që të zgjaste fazën e ndërmjetme, pikërisht për të mos humbur rolin e tyre brenda disa organizatave veçanërisht të dashura për ta.

Pallati Buckinham reflektoi mbi propozimin, por në fund rezultati ishte negativ.

Mbretëresha Elizabeth komunikoi “në një letër pas një bisede me Dukën” vendimin për të privuar Harry dhe Meghan nga postet e tyre si “mbrojtës”.

Pa më shumë detyrime përfaqësimi dhe angazhime zyrtare në emër të Kurorës, Harry dhe Meghan së bashku me djalin e tyre dhe foshnjën do të jenë të lirë të ndërtojnë një të ardhme në Amerikë me autonominë që ata aq shumë kanë dëshiruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat