Getinjo gjobitet nga Policia e Kosovës

Mediale Vip

Getinjo gjobitet nga Policia e Kosovës

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 08:54
Getinjo

Rep-artisti i njohur shqiptar, Getinjo, është ndër të më preferuarit për një shumicë të popullsisë.

Ai në rrjete sociale është mjaft aktiv, derisa shpërndan informacione të shumta nga jeta dhe karriera e tij.

Në një postim të fundit ai është parë duke vozitur me një veturë të tipit ‘Mercedes’, derisa kishte treguar edhe gjobën që ka marrë.

Getinjo ka bërë të ditur kështu se është gjobitur në trafik, duke mos ditur se për cilën arsye.

Në postimet në vijim reperi u shfaq duke shkuar menjëherë të paguajë, ndërsa përçoi edhe një mesazh për të gjithë fansat.

“Respektojeni ligjin në Kosovë, paguani faturat sepse në Evropë e keni patjetër”, ka shkruar ai në mbishkrim.

“S’jam dorzu” në anën tjetër është kënga e tij e fundit, që erdhi në bashkëpunim me Stresin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat