Ellie Goulding njofton se është shtatzënë dhe publikon imazhe me barkun e rritur

Mediale Vip

Ellie Goulding njofton se është shtatzënë dhe publikon imazhe me barkun e rritur

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 08:42
Ellie Goulding

Ellie Goulding i ka njoftuar fansat e saj se është shtatzënë dhe me bashkëshortin Caspar Jopling do të bëhen prindër për herë të parë.

Këngëtarja, e cila është në javën e 30 të shtatzënisë ka thënë se lajmin e kishin mësuar në përvjetorin e parë të martesës së tyre.

Në një intervistë për versionin britanik të Vogue, autorja e hitit “Lights” ka treguar se nuk kishin planifikuar që të ndodhte diçka e tillë pikërisht në atë periudhë.

Ajo i ka shpërndarë edhe disa imazhe në Instagram duke i falënderuar të gjithë ata që i kanë shkruar për ta uruar lidhur me shtatzëninë.

Goulding dhe Jopling janë në lidhje që nga viti 2016, ndërsa janë martuar në gusht të vitit 2019.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat