Princesha Eugenie, e inatosur me ta? Harry dhe Meghan e lënë në hije për të dytën herë

Mediale Vip

Princesha Eugenie, e inatosur me ta? Harry dhe Meghan e lënë në hije për të dytën herë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 18:58
Eugenie

Meghan Markle është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe Princesha Eugenie sapo ka sjellë një jetë një djalë të adhurueshëm. Të dyja këto janë lajme shumë të lumtura që në të vërtetë nuk duhet të ishin shkak për dramë!

Por pas lajmeve se Eugenie nuk ishte aspak e entuziazmuar kur shtatzënia e parë e Meghan dhe Harry la në hije dasmën e saj, së fundmi ka sërish spekulime se mes çiftit dhe kushërirës së princit ka sërish tension.

Disa njerëz kanë ngritur spekulimet se lajmi i shtatzënisë së dytë të Meghan, i dhënë pak pas lajmit të lindjes së djalit të Princeshës Eugenie, ka bërë që kjo e fundit të mërzitet për kohën që ata zgjodhën ta bënin publike pritjen e ëmbël. Ndërkohë që e njëjta gjë u përfol edhe në kohën kur Eugenie dha lajmin e dasmës. Menjëherë më pas, Meghan dhe Harry njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Por burime për People i kanë hedhur poshtë këto lajme, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes.

"Ata e kanë ditur për datat e lindjes së njëri-tjetrit", -tha një mik i familjes. Ndërsa një tjetër burim i brendshëm shtoi se: "Këto kohë priren t’i bëjnë familjet bashkë. E bukura në gjithë këtë është se Eugenie sapo ka lindur djalin e saj, ndërkohë që Harry dhe Meghan po presin fëmijën e dytë. Ata janë shumë afër. Dhe të gjithë po vendosin të ndjekin rrugën e tyre".

Për më tepër, burimet e People thanë se nuk ka absolutisht asnjë arsye për tension në faktin që Princi William dhe Kate Middleton nuk bënë urime individuale për Meghan dhe Harry-n për njoftimin e shtatzënisë së tyre. Në vend të kësaj, ata vendosën të kishin një mesazh gjithëpërfshirës.

Ndërsa të gjitha mendojmë se do i sqarojnë vetë Meghan dhe Harry gjatë intervistës së tyre për Oprah-n, kështu që na mbetet vetëm të presim!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat