Kënga e Sinan Vllasaliut- ‘Shpija e babës’ e ndaloi të riun shqiptar ta shesë shtëpinë

Mediale Vip

Kënga e Sinan Vllasaliut- ‘Shpija e babës’ e ndaloi të riun shqiptar ta shesë shtëpinë

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 22:43
Sinan Vllasaliu

Sinan Vllasaliu filloi të merrej me muzikë qysh në moshë të re, 7-8 vjeçare.

Gjithmonë është kujdesur që të sjellë këngë të bukura që pasqyrojnë realitetin.

Duke dhënë mesazhe frymëzuese për të gjithë, këngët e tij janë bërë edhe si mësim për të tjerët.

Një rast të tillë kemi pasur ta shohim në një emision ku erdhi një letër duke i shprehur falënderime për mesazhin që ka dhënë përmes këngës “Shpija e babes”.

“Isha fëmiu i vetëm në familje dhe nuk jetoja më në Kosovë pas vdekjes së prindërve çdo gjë ndryshoi. Jo vetëm që mbeta jetime pa dritën e dy syve të mi, por skisha dëshirë më as të shkoja në atë shtëpi., qoftë edhe të kaloja nga ajo lagje. Kisha frikë të hyja në të më mungote aroma dhe ngrohtësia që kishte më parë s’mund ti bëja ballë realitetit, bashkë me zemrën time u rrënuan edhe muret e asaj shtëpie.

E që të mos shkatërrohej tërësisht pa shtëpi më duhej të beja diçka, vendosa ta shes, s’doja ta lija bosh. Me kujtohet shumë mirë ajo ditë, po e pija kafenen më me pa shije ndonjëherë. Para vetes në tavolinë kisha kontratën e shit blerjes, që edhe me lëvizjen më të vogël do ta fundosja fëmijërinë time, kujtimet e prindërve. Në ato momente dëgjova këngën e Sinan Vllasaliut “ nuk shitet shtëpia e babës” që më erdhi si erë e lehtë pranvere. U ndjeva aq e pafuqishme përballë atyre vargjeve saqë pa menduar dy herë atë dreq letre e grisa menjëherë.

Ajo këngë u bë shpëtimi im, u bë shërim i dhimbjeve të mija, u bë motiv që unë ti mbajë të gjallë amanetin e prindërve falë teje I dashtun Sinan shtëpia ime ende i ka themelet e forta. Të mbushura me plotë kujtime të bukura që më japin jetë e lumturi saherë që jam atje. Nuk kam fjalë se sat ë them faleminderit dhe e di që sjam e vetmja e di që mesazhi i këngëve tua ka prekur zemrat e secilit shqiptar. Ti je mbret i muzikës shqipe” Vali.

Ky ishte mesazhi që ndau me të gjithë, në të cilën Sinani nuk mundi t’i fsheh emocionet, duke qarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat