Halle Berry shfaq fizikun e formësuar përmes ushtrimeve në palestër

Mediale Vip

Halle Berry shfaq fizikun e formësuar përmes ushtrimeve në palestër

Më: 1 mars 2021 Në ora: 09:00
Halle Berry

Ajo është sinonim për fjalët si ‘fizik i formësuar’, pasi edhe gëzon aftësi të shumta.

Dhe Halle Berry tashmë ta treguar dhe po e dëshmon vazhdimisht se mosha është vetëm një numër, shkruan Daily Mail.

54-vjeçarja në një postim në rrjetin social Instagram është parë duke u stërvitur, ndërsa ka vënë në pah fuqitë e saj.

Përpos kësaj, Berry ka theksuar edhe tiparet e formësuara trupore, për të cilat komentohet në masë të madhe.

Veshja e saj sportive ishte kryesisht në të zezë, kurse një pjesë të ekspozuar e pati në anën e shpinës.

Sikurse edhe herëve të tjera, aktorja u pa pa asnjë lloj makijazhi, kurse flokët i mbante të kapura për të mos e penguar.

Ndërkohë, bukuroshja brune së fundmi po mban të azhurnuar fansat edhe me pamje të tjera, sikurse ato me të dashurin e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat