Justin Bieber zbulon datën e publikimit të këngës së re “Hold On”

Mediale Vip

Justin Bieber zbulon datën e publikimit të këngës së re “Hold On”

Më: 2 mars 2021 Në ora: 09:13
Justin Bieber

Justin Bieber do të lansoj projektin muzikor të radhës së shpejti.

Këngëtari i njohur ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore këtë vit.

Së fundmi ai ka paralajmëruar se së shpejti do të lansoj albumin e tij shumë domethënës.

Justin ka njoftuar se albumi i ri muzikor me titull “Justice” do të jetë në dispozicion më 19 mars.

Këngëtari u shpreh se ky album vjen në një kohë kur të gjithë kërkojmë shërim dhe drejtësi për njerëzimin.

Por ai nuk u ndal me kaq, së fundmi ai ka zbuluar se projekti i tij “Hold On” do të publikohet më 5 mars (e premte).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat