Yllka Kuqi bën falenderimin më të veçantë për Dafina Zeqirin

Mediale Vip

Yllka Kuqi bën falenderimin më të veçantë për Dafina Zeqirin

Më: 2 mars 2021 Në ora: 22:27
Dafina Zeqiri dhe Yllka Kuqi

Yllka Kuqi një ndër emrat më të dashur të muzikës dhe një grua me shumë stil, së fundi ka shprehur falenderim publik për Dafina Zeqirin.

Dafina ka disa kohë që ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për të gjithë ata që kanë probleme me shëndetin mendor

Shumë artistë e kanë përkahur këtë ide të Dafinës dhe e kanë komentuar me fjalë falenderimi.

Yllka me një postim në rrjete sociale i ka thënë të gjitha, që duhej thënë për këtë hap që ka ndërmarrë Dafina, që është bërë zëri i atyre që s’kanë guxim të flasin lirshëm për ndjenjat e tyre.

“E dashur Dafi, me të thonë bravo e më të thonë më kënaqe, po më duket pak… muj me të thonë të ndjeva (i feel you)… ndoshta pse i takojmë pak a shumë betejës së njëjtë në një aspekt, por edhe për shumë arsye të tjera si psh “always loved you” edhe pse s’jemi shoqe të ngushta… e dija që ti ke një botë shumë të madhe brenda. E sot veç i dhe vulën për të gjithë ne. Si një individ që muj ose kam mujt me pas 1 mijë telashe gjatë jetës, je shembulli më i mirë se qysh një njeri normal duhet, mundet dhe shkon tek psikologu dhe krejt kjo e bon një ndryshim të madh e pozitiv në jetën e atij njeriu… domethënë ja vlen me provu me lyp ndihmë profesionale. Nëse flas si psikologe për krejt kolegët e mi psikologë në Kosovë që punojnë ndershëm e janë profesional kjo çka bëre ti është ma e mirë dhe ma e madhe e ma efektive se çdo fushatë tjetër milionëshe e besa pa efekt shumë herë… si njeri, si femër si këngëtare , si psikologe, po të them faleminderit”, ka shkruar Yllka.

igurisht nuk ka munguar edhe komenti i Dafinës, e cila sa ka parë këtë shkrim, i ka thënë Yllkës “Të dua”

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat