Dua Lipa uron babanë për ditëlindje përmes fotografive nga arkiva

Mediale Vip

Dua Lipa uron babanë për ditëlindje përmes fotografive nga arkiva

Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:06
Dua Lipa

Dua është kthyer prapa me fotot e fundit.

Në familjen e Dua Lipës sot ka një arsye për të festuar dhe kjo për shkak të ditëlindjes së babait të saj

Dukagjin Lipa me këtë datë feston ditëlindjen dhe pranoi urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë.

Image

Një urim shumë të veçantë atij ia bëri vajza e tij Dua, e cila përmbledhi disa kujtime që kishte me të nga fëmijëria.

“Urime ditëlindjen babai cool, të dua”, ka shkruara ajo sipër këtyre imazheve, ku shfaqet krah babait.

Në një prej fotografive, Dua shihet duke fjetur krah babait, teksa ishte e vogël diku rreht një apo dy vjeçe.

Ndërsa, sa i përket Dukagjinit, vërehet ndryshimi i madh në dukje, sidomos tek flokët. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat