Çani i kthehet ndjekësit: M’u hiq sysh, kam 18 vjet që…

Mediale Vip

Çani i kthehet ndjekësit: M’u hiq sysh, kam 18 vjet që…

Më: 6 mars 2021 Në ora: 00:31
Arian Çani

Të shumta ishin mesazhet drejtuar në telefonin e Arian Çanit këtë të premte pasi në këtë puntatë të Zonë e Lirë po diskutohej për një qeveri të përbashkët Rama-Basha. Ishte një mesazh që tërhoqi vëmendjen e Çanit dhe solli reagimin e tij të papritur.

Bëhej fjalë për një shikues që i kishte shkruar duke i thënë se në studio po aludonin me komentet e tyre. Por kjo solli reagimin e Çanit, i cili i tha ndjekësit se e ka vetë në dorë telekomandën e televizorit dhe mund ta ndërrojë nëse nuk do që ta shohë.

Shikuesi: Kisha simpati, por me këto aludime kot po ma shpifni. Ndaj ju lutem ndërroni…

Arian Çani: Ka mundësi të largohesh, nuk më njeh akoma. Kam 18 vjet kam thënë, po u mërzite ke në dorë telekomandën. M’u zhduk, m’u hiq sysh plak, m’u hiq sysh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat