“Dashuria e parë nuk harrohet”, Veliaj na tregoi momentin më të lezetshëm të Kajan dhe shoqes së tij

Mediale Vip

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Veliaj na tregoi momentin më të lezetshëm të Kajan dhe shoqes së tij

Më: 7 mars 2021 Në ora: 10:05
Ajola Xoxa,Erion Veliaj, Kaja

Kur vjen puna tek i vogli i tyre, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa mundohen të jenë sa më të rezervuar.

Ata nuk e kanë treguar asnjëherë portretin e të birit dhe deri tani, të vetmet poza që kemi parë nga Kajan, kanë qenë në ditë të shënuara.

Mirëpo, kur vjen puna tek “dashuria”, Veliaj i bën disa përjashtime.

I vogli është rritur shumë që nga hera e fundit që kemi parë dhe kryebashkiaku e ka filmuar atë duke ecur në rrugë, dorë për dore me një shoqe.

Ai e ka quajtur vogëlushen “dashurinë e parë” të të birit, i cili shëtit me vajzën duke i treguar edhe me gisht gjërat që dëshiron të shikojë.

Eriona dhe Erion Veliaj u bënë prindër për herë të parë në muajin tetor të vitit 2018, duke u bekuar me vogëlushin të cilin e pagëzuan me emrin Kajan.

Tashmë, Kajan ka ndryshuar totalisht jetën e tyre duke u kthyer në personazhin kryesor të shtëpisë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat