Cila do të jetë “bomba” e natës finale të “Përputhen Prime”?

Mediale Vip

Cila do të jetë “bomba” e natës finale të “Përputhen Prime”?

Më: 7 mars 2021 Në ora: 18:19
“Përputhen"

“Përputhen Prime”, emisioni dating më i ndjekur në Shqipëri, sonte ka natën finale, por çfarë pritet të ndodh?

Në këtë puntatë të fundit, do të prezantohen 10 konkurentët e rinj që do të behën pjesë e emisionit më të ri Përputhen +40, që do nisë transmetimin, të shtunën më 13 mars. Karaktere të ndryshme që nuk ngjasojnë me njëri-tjetrin, të gjithë të veçantë në llojin e tyre.

Përballje dhe diskutime të forta do të ndodhin në këtë Prime edhe mes të rinjve, protagonistë të Përputhen.

Mevlani personazhi më i përfolur i momentit, si rrallëherë do të jetë në një përballje treshe mes dy vajzave që luftojnë për të, Antonelës dhe Ledjanës.

A do të zgjedhë ai njërën prej tyre? Apo ende i pavendosur?

Deklarata të pa thëna më parë, me kë prej djemve të programit është puthur Antonela? A ka qenë Mevlani në dijeni të këtij veprimi? E papritura është që në program do të rikthehet çifti i shumëpërfolur, Tea dhe Bearti, çifti i parë i krijuar në Përputhen.

Rikthimi i tyre vjen pas shumë të thënave e të pathënave, akuzave dhe deklaratave të bëra për produksionin, fjalëve e thashethemeve që kanë qarkulluar në mediat online. Tea dhe Bearti vijnë në këtë Perputhen Prime dhe zbulojnë se si dhe kur ka lindur historia e tyre e dashurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat