“Të gjitha janë gjepura”, i ati i kthehet kundër Meghan Markle pas deklaratave të forta për Pallatin Mbretëror

Mediale Vip

“Të gjitha janë gjepura”, i ati i kthehet kundër Meghan Markle pas deklaratave të forta për Pallatin Mbretëror

Më: 9 mars 2021 Në ora: 17:05
Meghan Markle dhe Princin Harry, Thomas

Intervista e ish-Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Harry-t dhe Meghan Markle ka tronditur botën dhe sidomos Pallatin Mbretëror. Dyshja nxorën në dritë prapaskenat e errëta të Pallatit, që askush s’i kishte ditur më herët. Meghan dhe Harry folën pa dorashka dhe rrëfimi i tyre ekskluziv për Oprah Winfrey është ndjekur nga 17 milionë persona në mbarë botën.

Në lidhje me rrëfimin e Meghan dhe Harry, ka reaguar edhe babai i aktores, Thomas, që ka pasur përplasje të ashpra më herët me Markle. Ai foli për “Good Morning Britain” dhe i cilësoi akuzat e ngritura nga Meghan dhe Hary për Pallatin Mbretëror gjepura.

Ai e mohoi që familja mbretërore të jetë raciste, duke u shprehur se dikush i parëndësishëm duhet ta ketë pyetur Meghan për ngjyrën e lëkurës së të birit dhe se duhet të ketë qenë thjesht një pyetje idiote.

Thomas Markle ka treguar se i ka kërkuar falje Meghan-it 100 herë që bëri marrëveshje me paparacin para dasmës mbretërore të saj dhe që të takohet me nipin e tij, Archien, duke qenë se tani jetojnë afër me njëri-tjetrin.

“Të gjithë bëjmë gabime, por unë nuk kam luajtur kurrë i zhveshur në pishinë dhe nuk jam veshur kurrë si Hitleri siç bëri Harry”, tha ai.

Ndër të tjera ai foli edhe për faktin që Meghan ka pasur mendime për të vrarë veten.

“Më mërziti vërtetë. Siç thashë, do të kishte qenë e lehtë për të nëse do të më kontaktonte mua, pjesëtarë të tjerë të familjes, që ajo pretendon se nuk i njeh”, është shprehur ai.

Duke ju referuar kësaj çështje, ai ka shtuar se është e qartë se Harry nuk e ka mbështetur Meghan aq mirë, ndaj ajo ka menduar t’i japë fund jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat