Rita Ora publikon prapaskenat e fotosesionit për “ShoeDazzle”

Mediale Vip

Rita Ora publikon prapaskenat e fotosesionit për “ShoeDazzle”

Më: 11 mars 2021 Në ora: 09:04
Rita Ora

Këngëtarja ka qenë figura kryesore për reklamimin e këpucëve të markës së njohur.

Rita Ora ka publikuar linkun në storien e saj në Instagram në të cilën ka mundësuar të shihen disa nga prapaskenat e realizimit të fotosesionit.

Artistja e njohur me famë botërore ka reklamuar një numër këpucësh duke u nisur nga çizme dhe ato verore.

Në videon e publikuar, Rita duket në super-formë teksa merr poza të ndryshme duke i dhënë vëmendjen këpucëve.

Ndryshe, Rita Ora pas skandalit në ditëlindjen e saj për mbajtjen e festës në kohë pandemie është rimëkëmbur dhe po vazhdon të jetë e suksesshme me realizimin e projekteve muzikore edhe pse mori kritika të shumta pothuajse nga shumë fytyra të njohura publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat