Stresi nuk heq dorë nga muzika, zbulon projektin e ri muzikor nga arratia

Mediale Vip

Stresi nuk heq dorë nga muzika, zbulon projektin e ri muzikor nga arratia

Më: 13 mars 2021 Në ora: 17:07
Stresi

Reperi Stresi vijon të jetë në arrati pasi është shpallur në kërkim sepse mori pjesë në protestat për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë.

Aktualisht, po qëndron në Britani dhe nuk heziton që të vazhdojë punën me projekte të reja muzikore.

Kënga më e fundit që solli ishte dueti me Getinjon, “S’jom dorzu”, publikuar një muaj më parë. Por udhëtimi i tij drejt Anglisë do të sjellë një tjetër bashkëpunim.

Stresi do të bashkëpunojë me reperin e njohur anglez, C Biz, dhe lajmin e ka bërë me dije vetë ai në Instagram duke shkruajtur: “Jam i nderuar që u njoha me ju @cbiz_er. Hiroshima po vjen #StayTuned”.

Një ndër këngëve më të njohura të C Biz është “The Game’s Mine”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat