Rita Ora falënderon fansat për suksesin e albumit “Bang” teksa merr vëmendjen me paraqitjen

Mediale Vip

Rita Ora falënderon fansat për suksesin e albumit “Bang” teksa merr vëmendjen me paraqitjen

Më: 13 mars 2021 Në ora: 17:42
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare ka falënderuar fansat e saj.

Rita Ora u kthye në skenën muzikore pas një pauze dhe sapo ka lansuar videoklipin e shumëpritur të këngës “Bang”.

Në videoklipin e këngës “Bang”, të cilin e solli në duet me Imanbek, Rita tërheq vëmendje me veshjen tradicionale shqiptare e cila u punua nga kreatori shqiptar, Valdrin Sahiti.

Së fundmi ajo ka vendosur të ndajë versionin akustik të këtij albumi dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram.

Ndërsa duket se ky version u pëlqye mjaft shumë teksa së fundmi ka shpërndarë disa fotografi në Instagram ku falënderoi fansat e saj për dashruinë e dhënë ndaj projekteve të reja muzikore së fundmi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Rita para disa ditësh ishte e ftuar në paradën e LGBTI në festivalin e “Mardi Gras” të Sidnej këtë vit, ku edhe dhuroi një performancë të jashtëzakonshme e cila u prit mirë nga publiku teksa u pëlqye mjaft shumë për zgjedhjen e veshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat