Me një imazh tërheqës, Tayna tregon se ku ishte ‘karantinuar’ një vit më parë

Mediale Vip

Me një imazh tërheqës, Tayna tregon se ku ishte ‘karantinuar’ një vit më parë

Më: 17 mars 2021 Në ora: 16:01
Tayna

Tayna thotë se ishte karantinuar në një vend përrallor.

Tayna ka hapur arkivat e fotografive, duke kujtuar udhëtimin në Miami që e kishte bërë një vit më parë.

Ajo ka postuar një imazh, të cilin e kishte shkrepur gjatë pushimeve në Miami, plot një vit më parë, atëherë kur e gjithë bota filloi të mbyllej për shkak të pandemisë

Në atë foto, reperja shihet e veshur me bikini me print leopardi dhe një kapele në kokë, duke theksuar linjat trupore.

Ndryshe, kënga e fundit e Taynës mbetet “Magdalena”, të cilën e solli në bashkëpunim me Flori Mumajesin.

Artistja pritet që së shpejti të lansojë duetin ndërkombëtar me Ivoran Doll. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat