Ndahet grupi "Years & Years", vokalisti kryesor Olly Alexander mbetet vetëm

Mediale Vip

Ndahet grupi "Years & Years", vokalisti kryesor Olly Alexander mbetet vetëm

Më: 18 mars 2021 Në ora: 22:00
Olly Alexander

Grupi i famshëm “Years & Years” ka bërë të ditur se anëtari i bendit Olly Alexander do të performojë si solo artist tash e tutje pasi dy anëtarët e tjerë Mikey Goldsworthy dhe Emre Turkmen janë larguar nga grupi.

Bendi i famshëm ka shokuar fansat kur ka njoftuar se tashmë vetëm Olly 30 vjeçar do të bëjë muzikë dhe do të këndojë në emër të “Years & Years”.

Grupi i cili ishte formuar si pesë pjesësh në vitin 2010 ka shpërndarë lajmin e ndarjes në llogarinë e tyre në twitter të enjten.

“Years & Years” janë të njohur për hite të shumta ndër të cilat: “Take Shelter”, “King” dhe “Desire”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat