E pranoi publikisht! Pas përfundimit të “Love Story”, Generda e zhgënjyer nga Saimiri

Mediale Vip

E pranoi publikisht! Pas përfundimit të “Love Story”, Generda e zhgënjyer nga Saimiri

Më: 20 mars 2021 Në ora: 12:10
Generda, Saimiri

Meri ishte vajza që fitoi zemrën e Saimirit dhe që “princi modern” e zgjodhi si partneren e tij të ardhshme. Ata janë çifti i parë që u krijuan nga spektakli “Love Story”, ndërkohë që të gjithë janë kuriozë se si do të vijojë më tej marrëdhënia mes tyre.

Saimiri është larguar së fundmi drejt Gjermanisë dhe këtë gjë e ka treguar vetë ai përmes postimeve në rrjete sociale. Ndërsa ndjekësve nuk ju ka shpëtuar fakti se në këtë udhëtim nuk e ka shoqëruar Meri.

Mirëpo, ndjekësit ende vazhdojnë t’i besojnë dyshimeve të tyre për raportin e Saimirit dhe Merit. Para përfundimit të emisionit, u tha se Generda dhe Saimiri ishin të lidhur jashtë “Love Story” dhe gjithçka po e bënin për show, ndërsa zërat “u qetësuan” kur Saimiri zgjodhi të përfundojë me Merin rrugëtimin e tij.

Por, dyshime të reja lindën sërish dhe fajin e kanë postimet në Instagram.

Ndjekësit besojnë  se Saimiri dhe Generda kanë qenë së bashku, pasi edhe story-t (nga e njëjta makinë) janë thuajse të ngjashme.

Pavarësisht aludimeve të shumta, Genarda ka sqaruar edhe njëherë se s’ka asgjë me Saimirin, madje në një intervistë për “Bordo” ka treguar se është zhgënjyer nga Saimiri.

Kjo pasi besonte se do të ishte ajo vajza që do të zgjidhte Saimiri. Gjithashtu, Generda pretendon se ky i fundit nuk është treguar i sinqertë me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat