“Më kanë kërcënuar”, Ana Kauri rrëfehet për herë të parë pas daljes nga “Për’puthen”

Mediale Vip

“Më kanë kërcënuar”, Ana Kauri rrëfehet për herë të parë pas daljes nga “Për’puthen”

Më: 21 mars 2021 Në ora: 16:03
Ana Kauri

Disa javë më parë, Ana Kauri kërkoi që të largohej nga “Për’puthen”. Ajo tha se kishte marrë zhgënjime të njëpasnjëshme nga djemtë e emisionit dhe se nuk gjente veten me asnjërin prej tyre. Ajo u përball me Rinianin, djalin që kishte një pëlqim por refuzoi takimet me të, duke i shpjeguar si i kishte ndikuar asaj rrugëtimi në “Për’puthen”.

Ana i tregoi konkurrentit se kishte frikë të vepronte lirshëm, pasi kishte marrë vetëm zhgënjime nga djemtë për të cilët kishte pasur pëlqime. Ndaj, Ana i kërkoi Rinianit të largoheshin bashkë nga emisioni dhe të vazhdonin njohjen e tyre jashtë. Riniani e refuzoi propozimin e Anës, duke u shprehur se nuk i beson fjalëve të saj. Ndaj, Ana vendosi ta ndërpresë në mes këtë udhëtim dhe të dalë e vetme nga “Për’puthen”.

Sot, në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, Ana është rrëfyer për herë të parë pa dorashka, duke treguar çfarë i ka ndodhur gjatë kohës që ishte në “Për’puthen”.

Ish-konkurrentja ka pohuar se ka marrë kërcënime nga më të ndryshmet.

“Kanë qenë kërcënime në Instagram të tipit pse bën ti kështu, të njohim shumë mirë se kush je ti, ti je ndryshe, nuk je ky njeri që hiqesh, ne do të demaskojmë, do të nxjerrim foto, do të të vrasim, do të të presim…”, tha Ana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat