“Future Nostalgia” nga Dua Lipa vazhdon me arritje të reja, albumi i saj renditet në vendin e tretë në ‘Billboard 200’

Mediale Vip

“Future Nostalgia” nga Dua Lipa vazhdon me arritje të reja, albumi i saj renditet në vendin e tretë në ‘Billboard 200’

Më: 22 mars 2021 Në ora: 21:05
Dua Lipa

“Future Nostalgia” nga Dua Lipa po qëndron në ‘top listën’ e Billboard.

Dua Lipa mori një çmim “Grammy” këtë vit për albumin më të mirë pop, derisa u urua nga të gjithë ata që e mbështesin.

Këtë e vulos edhe vetë profili zyrtar i Spotify në Instagram, të cilët kanë publikuar një postim me statistika të albumeve më të mira dhe Dua ishte në krye të top listës me “Future Nostalgia”.

Me anë të postimit të fundit, u bë e ditur se në Billboard albumi i saj u radhit në vendin e 3.

“Future Nostalgia është renditur i treti në tabelën e Billboard 200. Është mirë të dihet se gjithmonë ka vend për rritje. Mirënjohëse për çdo përvojë që ky album më ka sjell këtë vit, mirënjohëse aq shumë që po ju bën akoma të kërceni. Më vjen për të qarë. Java e pestë radhazi në numrin një në Spotify. Çfarë po ndodhë?”, shkroi Dua në mbishkrimin e postimit të bërë.

Para disa ditësh Dua përmes disa fotografive në profilin e Instagramit bëri të ditur që kjo është java e dytë që “Future Nostalgia” qëndron në vendin e parë për ‘Top Global Albums’ në Spotify.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat