Rrëfehet Eliona Pitarka, zbulon gjithçka pas ardhjes në jetë të vogëlushes

Mediale Vip

Rrëfehet Eliona Pitarka, zbulon gjithçka pas ardhjes në jetë të vogëlushes

Më: 25 mars 2021 Në ora: 19:05
Eliona Pitarka

Tre ditë më parë aktorja Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë jë vajzë, emrin e së cilës e zbuloi ditën e sotme. Eliona publikoi një foto shumë të ëmbël teksa mbante në krahë të voglën e saj.

Aktorja ka zhvilluar sot edhe një bisedë të shkurtër virtuale me ndjekësit. Të gjithë kanë qenë të interesuar për procesin e lindjes dhe Eliona nuk ka ngurruar t’ju përgjigjet një më një.

Ajo ka treguar se do të donte shumë që gjatë lindjes të kishte të prnaishëm bashkëshoprtin e saj, por për shkak të situatës nga pandemia ai nuk ishte në sallë.

“Unë gjithmonë kam menduar se duhet të jetë. Linda në maternitetin Geraldine e për shkak të gjendjes së pandemisë ishte i pamundur asistimi i tij”, ka shkruar Eliona.

Ajo ka treguar se e vogla ka ardhur në jetë në orën 12:25 të ditës së hënë dhe se nuk ka qëndruar as 24 orë në spital. Eliona ka zbuluar se ka bërë lindje natyrale pa epidural, sepse nuk ja ka sugjeruar as mamia që e ka ndjekur gjatë lindjes. Ajo ka shtuar se lindja ka qenë e vështirë, por ishte një moment magjik. Eliona ka treguar se dhimbjet i kanë zgjatur nga ora 5 e mëngjesit deri sa erdhi në jetë e vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat