Fansat kapin mat “Për’puthen” dhe shtohen dyshimet për skenar

Mediale Vip

Fansat kapin mat “Për’puthen” dhe shtohen dyshimet për skenar

Më: 31 mars 2021 Në ora: 16:21
Për’puthen

Para disa javësh në “Për’puthen” ju bashkua një boksier, Shkëlqimi, i cili tërhoqi menjëherë vëmendjen e vajzave. Madje ai zhvilloi menjëherë një takim me Sarën, në të cilin ata të dy u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Sara shprehu hapur edhe pëlqimin për boksierin, duke thënë se ai është i qetë dhe i duruar. Ndërkohë që të gjitha vajzat u shprehën të interesuara dhe të habitura për hyrjen e re, në fakt duket se ato janë njohur prej kohësh me Shkëlqimin.

Së fundmi në rrjet ka nisur të qarkullojë një video, e cila është bërë gjatë kohës që ishte në emision edhe konkurrenti i përjashtuar i “Për’puthen”, Eri Aga.

Në sfond në video shfaqet edhe Shkëlqimi duke ecur në studio, gjë që ngre dyshime se ai ka qenë i pranishëm prej kohësh në emision. Dihet që “Për’puthen” xhirohet disa ditë para transmetimit, por siç duket Shkëlqimi ka bërë prova prej kohësh, ose ka qenë i caktuar prej kohësh për t’u bërë pjesë e programit.

Ky fakt është disi i çuditshëm dhe në një farë mënyre i shton akoma më shumë dyshimet se i gjithë programi është i ndërtuar në bazë të një skenari. Megjithëse produksioni është akuzuar shpesh për skenar nga ish-konkurrentë, këto aludime janë hedhur poshtë, por nuk e dimë se çfarë justifikimi do të japin pas kësaj videoje.

@emiliano.xheta

#perputhen #perputhen2020 #perputhen2021 #perputhen_tch #emilianoxheta #demaskimetperputhen

♬ original sound - Emiliano Xheta ✔
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat