“Më mungon zemra ime”, vetëm pak ditë larg njëri-tjetrit, Arsimi s’i kursen dedikimet publike për Anën

Mediale Vip

“Më mungon zemra ime”, vetëm pak ditë larg njëri-tjetrit, Arsimi s’i kursen dedikimet publike për Anën

Më: 2 prill 2021 Në ora: 10:10
Ana, Arsimi

Ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli janë në një lidhje dashurie.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Ana në një intervistë për “Top Albania Radio”. E pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.

Duket se çifti ka vendosur të mos fshihet më nga sytë e publikut dhe nëse më parë ruheshin mirë kur dilnin me njëri-tjetrin, tashmë s’e kanë aspak problem.

Më vonë, Ana përcolli Arsimin në aeroport, pasi ai u largua për të qenë pranë djalit të tij.

Cifti po qëndron i ndarë për disa ditë, ndërkohë që duket se Arsimin e ka marrë malli që tani për Anën. I pyetur nga ndjekësit në InstaStory se cili person në Tiranë i mungon më shumë, ish-konkurrenti liston të parën “zemrën e tij”, ndërsa më pas djemtë e “Për’puthen” që i ka bërë shokë.

Por, atë nisën ta pyesin shumë ndjekës se cila është “zemra e tij”, ndaj Arsimi u përgjigj:

“Do ta zbuloni kur të vijë koha dhe pyetjet me Anën do të sqarohen.”

Gjërat janë mëse të qarta gjithsesi!

Image
Insta
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat