Bes Kallaku: Agron Llakës nuk ia harroj kurrë ndihmën

Mediale Vip

Bes Kallaku: Agron Llakës nuk ia harroj kurrë ndihmën

Më: 3 prill 2021 Në ora: 22:50
Bes Kallaku deh Xhensila Myrtezaj

Këtë të shtunë, emisioni “Soiree” me Jonida Shehun në ABC i ishte dedikuar aktorit Bes Kallaku ku ishin mbledhur bashkëpuntorët e tij më të mirë, si dhe njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij.

Në këtë mbrëmje nuk mungoi edhe aktori Juxhin Plovishti, i cili është edhe kolegu më i ri i Besit tek “Kosherja”, të cilët të dy luajnë “Tik Tok-set”.

Besi ka treguar se e ka kuptuar që në fillim talentin e tij dhe e kuptoi se ai ishte i duhuri për të zëvendësuar Erion Isain. Kallaku shprehu publikisht mbështetjen e aktorit të ri teksa shtoi se Juxhini i kujton veten në fillimet e tij në rrugën e artit.

Nisur nga mbështetja që Besi iu jep talenteve të reja, moderatorja Jonida Shehu e ka pyetur se kush ishte personi që e ka ndihmuar atë në fillimet e tij që i ka dhënë një dorë për të nisur këtë rrugëtim.

“Kush ishte Besi jot në atë kohë, pra Besi që po bën ti për Juxhinin?”, e pyeti Jonida?

Ndërsa Bes Kallaku iu përgjigj: “Qysh në Portokalli, qysh në daljen time të parë, nuk kam patur askënd. Unë kam patur as kurshëri në Tiranë. E gjithë pjesa tjetër mbrapa, ka qenë audicion në Portokalli. Unë Agron Llakës nuk ia harroj kurrë. Goni më ka futur në shtëpi, më ka dhënë bukë në shtëpinë e vet. Më ka trajtuar si djalin e tij. Mbase nuk ja kam shpërblyer aq sa duhet. Për mua e rëndësishme është që përveç dhënies së dorës, është dhënia e bukës. Ajo më trishton më tepër tek dikush që nuk është falenderues nga dikush që të ka dhënë bukën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat