Pas takimit të Antolenës me Atdheun, reagon Loco

Mediale Vip

Pas takimit të Antolenës me Atdheun, reagon Loco

Më: 6 prill 2021 Në ora: 08:38
Atdheu, Antonela dhe Loco

Atdheu është rikthyer në studion e “Për’puthen” ditën e djeshme. Ai zhvilloi një takim me Antolenën për debatet që ndodhen kohë më parë, po ashtu tha se i kishte munguar studio.

Në takimin sqarues mes dyshes, ishte Atdheu ai që filloi bisedës dhe tregoi se është larguar për shkak se kishte rast vdekje.

“Unë u largova atë ditë se kisha një rast vdekje, unë erdha këtu që mos dilja frikacak, por pastaj këtu u bënë shumë debate ofenduese, dhe ika. Por që erdha të flas me Antonelën për debatet që ndodhin” tha Atdheu.

Ndërsa Antonela tregoi se ndër pëlqimet e saj kryesore ka qenë Atdheu dhe se nga krenaria që kanë dyshja nuk kanë dal kurrë bashkë.

“Kam ardhur në emision dhe ke qenë një ndër pëlqimet e mia kryesore dhe nga krenaria që kemi të dy nuk kemi dalë kurrë bashkë. Gjithsesi pëlqimi ka mbetur dhe sot. Kur kam ardhur tek lokali kam ardhur për respektin që kisha për ty dhe për pëlqimin. Kur më the që po të coj në shtëpi, e kisha besën. Ti u afrove i pari si mashkull, por nuk e prisja dhe ngaqë është një nga rregullat e emisionit që nuk duhet të takohemi e puthemi”, i tha Antonela.

Nga ana tjetër, ish-konkurrenti i ”Për’puthen”, Elvisi ka reaguar ndaj gjithë kësaj situate të krijuar.

Ai ka ndarë një video të publikuar nga Instagrami i “Për’puthen” ku Atdheu është përballur me Antonelën pas sherrit të bujshëm, sfondin e së cilës e ka mbushur me “hahahahaha” për të ironizuar këto që ndodhën sonte, të cilën e ka shoqëruar me emoji të ”klounit”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat