“Idiote, pa çorape bebi në këtë të ftohtë”, prisni të shihni përgjigjen që Olta Gixhari i ktheu ndjekëses

Mediale Vip

“Idiote, pa çorape bebi në këtë të ftohtë”, prisni të shihni përgjigjen që Olta Gixhari i ktheu ndjekëses

Më: 6 prill 2021 Në ora: 23:57
Olta Gixhari

Në muajin gusht të vitit që lamë pas, aktorja e njohur Olta Gixhari solli në jetë fëmijën e saj të parë. Olta lindi një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar.

Që para lindjes së vogëlushit, aktorja u zhvendos në Spanjë tek partneri i saj, ku kaluan karantinën së bashku e më vonë u bënë prindër për herë të parë

Aktorja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan herë pas here momente mes jetës në Shqipëri dhe Spanjë.

Së fundmi, Olta ka publikuar një foto me të birin, krahas së cilës ka shkruar: “Paqja ime”.

Mirëpo, ndjekësit kanë kapur një detaj në këtë foto me qëllim për ta kritikuar aktoren.

“Idiote pa çorape bebi në këtë të ftohtë”, shkruan ndjekësja, së cilës Olta i është kundërpërgjigjur me ironi:

“Shkruhet idiote se dua që të jesh e saktë”.

Para pak muajsh në një intervistë për “Pardon my french”, Olta tregoi më tepër për mëmësinë, jetën bashkëshortore dhe karrierën.

“Jeta ime është bërë më e bukur pas ardhjes së Amarit. Edhe pse jam e lodhur dhe kam ato frikërat e mia, edhe pse jam kthyer prej ditësh dhe po jetoj në bllok dhe ende nuk kam pirë kafe në bllok po e shijoj shumë djalin”- tregoi aktorja.

Olta tregoi se dëshiron që Amar t’i ngjajë të atit. Por ajo vazhdoi t’i mëshojë idesë që s’do ta tregojë kurrë partnerin, por vetëm na tregon se është shumë i bukur.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat