Tri vite që nga publikimi i “One Kiss” të Calvin Harris dhe Dua Lipës, kujtohen të arriturat dhe sukseset e projektit

Mediale Vip

Tri vite që nga publikimi i “One Kiss” të Calvin Harris dhe Dua Lipës, kujtohen të arriturat dhe sukseset e projektit

Më: 7 prill 2021 Në ora: 17:13
Calvin Harris dhe Dua Lipa

“One Kiss” është një nga hitet e Dua Lipës që e solli në bashkëpunim me DJ dhe producentin skocez, Calvin Harris.

Ky projekt ka bërë tri vite që nga publikimi dhe vazhdon akoma të jetë i dëgjuar dhe shumë i pëlqyer në tregun muzikor ndërkombëtar.

Në një postim të ndarë në InstaStory nga Harris, artisti tregon të arriturat e këngës gjatë kësaj kohe.

“Kënga arriti majën në 30 vende në të gjithë globin dhe u bë kënga më e shitur e vitit në Mbretërinë e Bashkuar, ku kaloi tetë javë në vendin e parë. Ka fituar një çmim në Brit Aëards dhe është transmetuar mbi dy miliardë herë”, thuhet në njoftim.

Ajo po ashtu ka grumbulluar mbi 100 milionë klikime në platformën e popullarizuar, YouTube.

Image

Ky nuk është suksesi i vetëm i 25 vjeçares, pasi edhe me albumin e dytë “Future Nostalgia” shënoi arritje të mëdha.

Vetëm njëra prej këngëve “Levitating” me DaBaby po thyen çdo rekord në platformat muzikore përfshirë edhe Spotify. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat