Ja si dukej Kim Kardashian në vitin 2006

Mediale Vip

Ja si dukej Kim Kardashian në vitin 2006

Më: 9 prill 2021 Në ora: 17:41
Kim Kardashian

Ylli televiziv ka publikuar një imazh të viteve më parë.

Ylli i njohur televiziv, Kim Kardashian, së fundmi ka qenë në krye të mediave rozë jo vetëm për një arsye.

Ndonëse Kim njihet si një grua e përqëndruar në biznese por që nuk ngurron asnjëherë të shfaq pjesën e ndjeshme të saj.

Kim së fundmi u bë kryefjala e mediave rozë pasi nënshkroi kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, reperi i njohur Kanye West.

Këto të reja në jetën e saj nuk e ndaluan atë të publikonte fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme apo karriera dhe kështu bëri sot, Kim ka publikuar disa imazhe nga e kaluara ku ka kujtuar kohët e bukura me një mike të sajën.

Fotografia si duket është shkrepur rreth 15 vite më parë, në fillime të famës së motrave Kardashian.

“Po kthehem pas në festën “Thanksgiving” në vitin 2006″, shkroi ylli televiziv në mbishkrimin e fotografisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat