Mozzik reagon për masat e reja anti-COVID: Të dëmshme dhe të pavlera

Mediale Vip

Mozzik reagon për masat e reja anti-COVID: Të dëmshme dhe të pavlera

Më: 10 prill 2021 Në ora: 14:11
Mozzik

Mozzik ka diçka për të thënë lidhur me masat e reja anti-COVID.

Qeveria e Kosovës nga e mërkura ka ndryshuar masat anti-COVID, me të cilat mbylli gastronominë (përveç shërbimit merr me vete) dhe ktheu orën policore nga 22:00 deri në 05:00.

Këto masa kanë bërë që shumë qytetarë të reagojnë, ngase kanë parë që numër i madh i tyre janë drejtuar për fundjavë në Shqipëri.

Reperi Mozzik, me anë të një postimi ka dalë kundër masave të reja të Qeverisë, duke thënë se është vonë për to.

Ai shtoi se masa të tilla janë të pavlera dhe të dëmshme.

“15mije persona thane dje qe kan hyre n’Shqipni nga Kosova edhe njo 5 mije sot a ma shume sigurte …Vec ka 500 ero po thom mi lon kta atje i bjen 10MILION EURO ! Mire de perfekt ! Nuk jom kunder masave , po a pe shihni sa te pavlera e t’domshme jon masat n’Kosove tash se u bo vone !!”, ka shkruar Mozzik.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Mozzik është “n’Tiranë”, ndërsa pritet të rikthehet me këngë të re.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat