S4MM flet për ndarjen: Me dokumente jam ende i martuar me të, por i kemi ndarë rrugët në lidhje

Mediale Vip

S4MM flet për ndarjen: Me dokumente jam ende i martuar me të, por i kemi ndarë rrugët në lidhje

Më: 10 prill 2021 Në ora: 15:50
S4MM

Reperi i njohur shqiptar, S4MM, ka qenë këtë javë i ftuar në emisionin “Prive”.

Ai ka rrëfyer shumëçka nga karriera dhe jeta e tij personale, gjersa nuk ka hezituar të komentojë edhe mbi lajmet për ndarjen e tij nga ish-bashkëshortja e tij, Filiz Ismaili.

Reperi me prejardhje nga Tetova u shpreh se me ish-gruan i ka ndarë rrugët, por që ende ruan raporte të mira me të.

“Çfarë ka dalë në media pak a shumë është e vërtetë, nuk është që jemi ndarë – unë prapë me personin në fjalë kam kontakt, flasim, thjeshtë si të them i kemi ndarë rrugët e lidhjes. Por unë prapë kam kontakte, e respektoj, nuk i dihet të ardhmes. Me dokumente unë prapë jam i martuar me të, por ashtu është, nuk është që jemi ndarë. Ne flasim, nganjëherë edhe takohemi një herë në dy-tre muaj kur shihemi, sepse tash edhe puna e COVID-it s’kam mundur të udhëtoj”, është shprehur reperi.

Tutje, ai ka hedhur poshtë pretendimet që kënga “Tradhtare” të ketë qenë një dedikim për ish-partneren.

I njëjti po ashtu rrëfeu se “diss”-at nga disa prej reperëve të estradës, kanë qenë një rrugë e tyre për të depërtuar në tregun e muzikës, me anë të ngacmimit ndaj reperit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat