Vedat Ademi, nga Amerika: Do të qëndroj këtu sa të marr pasaportën

Mediale Vip

Vedat Ademi, nga Amerika: Do të qëndroj këtu sa të marr pasaportën

Më: 13 prill 2021 Në ora: 07:04
Vedat Ademi

Pas një mungese të gjatë në tregun muzikor shqiptar, Vedat Ademi është rikthyer. Këtë herë me një këngë të re për adhuruesit e tij, por së shpejti do të jetë edhe më pranë publikut të tij të dashur. Në një lidhje me Skype në emisionin “Rudina” Vedat Ademi, tregoi se, ndonëse ka munguar prej 4-vjetësh që jeton në Amerikë, nuk i ka munguar tregut muzikor. Së fundmi, ai ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Kënga jonë”.

I pyetur nga Rudina Magjistari pse u largua nga Shqipëria me familjen dhe a e ka në plan që të kthehet sërish, këngëtari shprehet se ka shkuar për të ruajtur Green Card dhe për të marrë pasaportën. Dëshira e tyre është që të rikthehen në Shqipëri dhe pasi të marrin pasaportat, mund të vijnë të jetojnë sërish këtu.

“Vendimi ishte familjar normalisht, unë kam që në 2010 që shkoj e vij në Amerikë, për shumë vite u bë si sakrificë që ne vinim me valixhe e ktheheshim për të ruajtur Green Card, edhe me fëmijët bëhet më e vështirë pastaj, udhëtimi i gjatë. Menduam të vinim të provonim edhe mundësitë tona këtej, sigurisht edhe për t’u pajisur me pasaportë. Pishman nuk jam bërë sepse njeriu sfidon gjithmonë veten me gjëra të reja edhe besoj se gjithçka në jetë na shërben si eksperiencë. Kemi qenë mirë, kemi gjetur shoqëri të mirë, bashkëshortja ka pasur mundësinë të ushtrojë profesionin e vetë me punë dhe pozita shumë të mira nëpër kompani dhe korporata më të mëdhaja në Amerikë. Por jemi prapë me idenë për t’u kthyer, duke qenë se investimi ndër vite është bërë për muzikën. Neve na mungon familja, shoqëria, kështu që nuk është jashtë mundësisë të kthehemi pasi të pajisemi me pasaporta". 

Vedati shprehet se, edhe pse fëmijët e tij kanë filluar jetën në SHBA, ata mund të përshtaten në Shqipëri, madje djali i madh shpreh shpeshherë dëshirën për t’u kthyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat