Nëse do ishte gjallë do festonte 29 vite jetë, John Travolta përlot me fjalët për të birin e ndjerë

Mediale Vip

Nëse do ishte gjallë do festonte 29 vite jetë, John Travolta përlot me fjalët për të birin e ndjerë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 18:08
John Travolta

John Travolta humbi djalin e tij, Jett, në moshën 16-vjeçare në vitin 2009. Teksa e gjithë familje ndodhej me pushime në një ishull, djali i ndjerë i aktorit pësoi një krizë, që fatkeqësisht i mori jetën. Nëse do të ishte gjallë, sot Jett do të festonte 29-vjetorin e lindjes. Me këtë rast Travolta i ka bërë një dedikim të birit, që ka prekur zemrat e të gjithëve.

Gjithashtu ai publikoi një foto të vjetër bardh e zi, në të cilën shfaqej përkrah djalit të ndjerë. Po ashtu edhe vajza e tij, Ella Travolta, ndau në rrjete sociale një foto nga fëmijëria ku shihet së bashku me vëllain.

“Të dua Jetty. Gëzuar ditëlindjen”, shkroi ajo.

Ndërkohë në një intervistë të dhënë disa vite më parë Travolta është shprehur i kënaqur që të paktën i biri e jetoi plotësisht jetën për aq kohë sa ishte gjallë, edhe pse do të donte që Jett të kishte jetuar shumë më shumë vite se vetë ai.

“Ne patëm një jetë të plotë, djali im dhe unë, 16 vjeç. Udhëtuam botën dhe ai pa çdo vend kur ishte në atë moshë. Por ju e dini, të gjithë planifikojmë një jetë që do të zgjasë shumë më shumë për fëmijët dhe gjithmonë mendojmë se do të shkojmë ne të parët. Kështu që, ky është ndryshimi. Pavarësisht jetës së plotë që jetuam bashkë, do të doja shumë që ai të kishte jetë të gjatë”, është shprehur aktori në një intervistë të dhënë disa vite më parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat