Takimi romantik i Atdheut dhe Antonelës “çmend” Blerimin

Mediale Vip

Takimi romantik i Atdheut dhe Antonelës “çmend” Blerimin

Më: 14 prill 2021 Në ora: 19:46
Atdheu, Antonela, Blerimi

Pas rikthimit të Atdheut në “Për’puthen”, ditën e sotme u transmetua takimi i parë i tij me Antonelën. Ndryshe nga ç’pritej, takimi i tyre ishte më romantik se ç’duhej dhe të dy ata i harruan menjëherë akuzat dhe kundër akuzat për njëri-tjetrin. Atdheu i dhuroi Antonelës një arush të madh dhe ajo i dhuroi një puthje në faqe. Gjithashtu ata kërcyen me njëri-tjetrin nën ritmet e një violine dhe u shfaqën shumë të afërt. Atdheu i bëri edhe mesazh Antonelës në këmbë, diçka që u duk se asaj i pëlqeu shumë.

Gjatë takimit Antonela i tha Atdheut se ai trazoi ujërat në emision dhe nuk harroi të përmendte deklaratat e Blerimit dhe Rinianit, që ju kthyen asaj kundër me rikthimin e djalit nga Kosova.

“I trazove ujërat, një hoqi dorë nga unë, njëri çfarë nuk bëri. Ata thonë të vijnë edhe 100 Atdhe, nuk ka problem”, u shpreh Antonela.

Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Blerimit, i cili shpërtheu kundër Antonelës. Ai u shpreh se Antonela ka probleme me personalitetin, sepse në fillim e ofendoi Atdheun ndërsa tani shfaqet shumë e afërt përkrah tij.

“Ndërgjegjja të ka marrë kallo. Doja të pyes Atdheun? Ç’mendim kanë familjarët për nënçmimin, shtrembërimin e mbiemrit? Mua nëse më nënçmon mbiemrin, ma ka sharë të gjithë familjen. Nuk i pranon kritikat. Nuk është revoltim, por diskutim. Duroji bisedat. Nuk kam njohur njeri në jetën time që ka bërë kështu ndryshime drastike në personalitet. Unë uroj që të duhen”, u shpreh Blerimi i revoltuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat