Belen Rodriguez u nis për pushime me burrin në Maldive

Mediale Vip

Belen Rodriguez u nis për pushime me burrin në Maldive

Më: 15 prill 2021 Në ora: 20:38
Belen Rodriguez

Belen Rodriguez ka marrë disa ditë pushimi (pjesërisht) për të shijuar fundin e pritjes së ëmbël dhe gjejeni çfarë? Publikoi ca foto në ‘Instagram’ dhe tani gjysma e botës po e kritikon.

Sigurisht, justifikim për kritikat është pandemia dhe fakti që sipas disave, Belen po tregohet e padrejtë duke shpenzuar paratë e saj në një vend luksoz kur pandemia akoma nuk ka ndaluar dhe njerëzit ndihen të lënduar nga fotot e saj.

Sigurisht modelja është përgjigjur për këto fjalë që ka lexuar vërdallë, shkurt dhe qartë.

“Rregullat nuk i shpik unë, ikëm aty sepse na lejuan. Dua të shijoj për qejfin tim disa ditë pushimi para se të lind”, ka thënë ajo.

Mësohet se gjatë këtyre pushimeve, Belen por realizon edhe disa foto me rroba banjo për linjën që ka krijuar bashkë me motrën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat