Gazetarja shqiptare këndon në skenë dhe i surprizon të gjithë

Mediale Vip

Gazetarja shqiptare këndon në skenë dhe i surprizon të gjithë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 06:30
Jonida Aliçkolli

Gazetarja e njohur, Jonida Aliçkolli ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisioni “Soiree” me Jonida Shehun ku foli për qytetin e origjinës së saj.

Edhe pse shumë nuk e dinë, gazetarja është më origjinë nga qytetit i bukur i Pogradecit, ndonëse ajo nuk është rritur aty, por vetëm prindërit e saj.

Surpriza më e madhe e emsionit ishte kur Jonida tregoi talentin e saj të fshehur dhe gjeti rastin të këndonte për herë të parë në një studio televizive.

Gazetarja performoi këngën e Ermira Babaliut “Arapkë moj” duke krijuar kështu një atmosferë mjaft të këndshme në studio dhe padyshim dhe në shtëpitë e shqiptarëve që po e ndiqnin emisionin.

Jonida Aliçkolli është aktualisht kryeredaktore e emisionit “E ardhmja është vajzë” në ABC, por njëkohësisht drejton një program radiofonik në Top Albania Radio “Pardon My French”.

Para disa kohësh ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka treguar historinë e saj të dashurisë me Andin dhe mëmësinë me dy vajzat e saj Mia dhe Tiara.

Gjatë emisionit, gazetarja tregoi se historia e saj e dashurisë nisi në vitin 2012 dhe se dasmën e kanë bërë kur vajza e tyre Mia ishte 1 vjeç.

“Ne njiheshim që në vitin 2002 nga miq të përbashkët, gjithmonë jemi përshëndetur derisa në 2012 kuptuam që njohja jonë duhej të shkonte më tej. Ishte ai që këmbënguli dhe më ftoi për të dalë, ka qenë një periudhë shumë e këndshme sepse shiheshim kudo nëpër Tiranë. Një ditë të bukur më ftoi për të dalë dhe që nga ajo ditë nuk u ndamë më. Filluam të frekuentoheshim çdo ditë dhe kuptuam që nuk rrinim dot larg njëri-tjetrit dhe 10 muaj pas lidhjes nisëm bashkëjetesën.

Më propozoi fillimisht, patëm një propozim klasik. Unë kisha ditëlindjen dhe ai më ftoi të hanim një darkë të dy dhe më pas do të takonim miqtë tanë. Në momentin që porositëm ai nxjerr unazën dhe më tha: Dëshiron të kalosh pjesën tjetër të jetës me mua? Dy muaj më vonë unë mbeta shtatzënë. Në 2014-n erdhi në jetë Mia, vajza e parë. Dasmën vendosëm ta bënim në ditën e lindjes së Mias. Kemi bërë një dasmë të këndshme, ishte më tepër një festë në fakt, në breg të detit.

Nuk donim të bënim një dasmë tradicionale sepse as mua dhe as bashkëshortit nuk na pëlqente. Ishte Mia ajo që na solli unazat në altar. Por tani kemi hallin e vajzës së vogël që do të na thotë pse nuk kam qenë në dasmë. Dy vite pas dasmës erdhi në jetë vajza tjetër. Është ndjesi shumë e bukur, fillon gjithçka nga e para”, tha Aliçkolli.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Soirée (@soiree_sezoni3)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat