Këngëtari i njohur i bën kërkesën e çuditshme deputetes Blerina Gjylameti në Soirée

Mediale Vip

Këngëtari i njohur i bën kërkesën e çuditshme deputetes Blerina Gjylameti në Soirée

Më: 18 prill 2021 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Shtëpia e Soirée këtë të shtunë me Jonida Shehun kishte mbledhur miq pogradecarë për një mbrëmje dedikuar plotësisht qytetit të tyre.

Ata nxorrën në pah karakteristika shumë të veçanta për pogradecarët dhe natyrën e tyre.

Një ndër të ftuarit ishte edhe deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, e cila zbuloi se me origjinë është nga një fshat i Pogradecit që quhet Pleshisht. Ajo tregoi lidhjen e ngushtë që ka me këtë qytet dhe rikthimin në Pogradec duke qenë se kandidon si deputete e PS-së në Qarkun e Korçës për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjendur mes pogradecarëve, Blerina Gjylametit i është bërë një kërkesë sa e çuditshme, por edhe e drejtëpërdrejtë nga këngëtari i njohur i muzikës folk në Pogradec, Avni Lushka.

“Zonja Gjylameti është nga ai fshat që e tha (Pleshisht).  Ka shumë lloj krushqie, myslimanë dhe të krishterë. Mirëpo të ndikojë që të bëhet ajo rruga, se nuk e di nëse i ke pyetur në fshatin tënd, por janë mbi 16 djem janë pamartuar dhe nuk gjejnë nuse nëse nuk bëhet rruga”, tha Avni Lushka.

“Futet tek lista e premtimeve elektorale, që 16 djemve t’ju gjejnë nuse”, shtoi moderatorja Jonida Shehu.

Ndërsa Blerina Gjylameti iu përgjigj: “Avniu ka të drejtë se realisht se ishte një ndër kërkesat bazë kur isha në Pleshisht ‘rruga se ngela pamartuar”

Por si është të punojë dhe të gjejë gjuhën e përbashkët të komunikimit Blerina me pogradecarët e saj?

“Janë njerëz shumë modest, madje modestia e tyre ka bërë që të mos promovohen siç duhet vlerat e vërteta të pogradecarëve. Kur them pogradecarëve, them qyteti dhe po ashtu krahinat. Sepse modestia e tyre ka bërë që gjithmonë të ngrejnë vlerat e të tjerëve dhe shumë më pak të tyren. Nuk duam të flasim mbi veten. Ne duam të na flasi shumë më tepër dhe të tjerët të na promovojnë. Dhe kjo ka bërë që ndër vite mos të shikohet si destinacion Pogradeci.  Mos promovohet vlera. Pogradecarët jaën njerëz të kulturës, të artit. Janë të punës, të mikëpritjes. Janë njerëz qytetarë që kanë shkruar histori, por ndërkohë nuk e kanë promovuar kurrë atë. Mendoj që kanë vlera shumë të mëdha, por ajo çfarë ju mungon është pjesa e promovimit. Një nga shprehjet që i përkufizon më mirë për nga natyra është që ne dimë të të presim shumë mirë, por ama dimë edhe të të përcjellim”, është shprehur Blerina Gjylameti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat