Rina Balaj paralajmëron këngën e re “California”

Mediale Vip

Rina Balaj paralajmëron këngën e re “California”

Më: 20 prill 2021 Në ora: 10:40
Rina Balaj

Reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, momentalisht është duke punuar në disa projekte të reja muzikore.

Në mesin e tyre, ajo duket se do të lansojë edhe një bashkëpunim me partnerin e saj, reperin Sin Boy.

“California” mban titullin kënga e paralajmëruar së fundmi nga 21 vjeçarja, e cila duket se do të publikohet së shpejti.

Një pjesë e këtij projekti është ndarë në rrjete sociale, gjë të cilën më pas e ka konfirmuar vet Balaj.

Image

“Së shpejti”, thuhet në përshkrim.

Kjo vjen pas “Bad Rosita” të publikuar më 16 mars dhe që trajton një tematik mjaft të veçantë përfshirë komunitetin LGBT.

Kënga për vetëm pak javë ka kaluar shifrën e mbi pesë milionë klikimeve në platformën YouTube. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat