Era Istrefi merr vaksinën kundër Covid-19

Mediale Vip

Era Istrefi merr vaksinën kundër Covid-19

Më: 21 prill 2021 Në ora: 16:12
Era Istrefi

Era Istrefi i është bashkuar listës së personazheve të njohur publikë që kanë kryer vaksinën kundër koronavirusit.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar një video në të cilën tregon procesin e vaksinimit.

Ajo nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me vaksinën që ka kryer.

Kujtojmë që Era ka ndërtuar tashmë një karrierë të suksesshme jashtë vendit, që kur mori famë me këngën që u bë hit botëror “Bon Bon”.

Prej disa muajsh, ajo ka patur një pauzë në muzikë, por së fundmi ka bërë me dije se ka një sërë surprizash për 2021-in.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat