Sindi rikthehet në “Përputhen”, përqafon Julin

Mediale Vip

Sindi rikthehet në “Përputhen”, përqafon Julin

Më: 22 prill 2021 Në ora: 18:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Sindi është pajtuar me Julin.

Sindi dhe Juli ditë më parë kishin një përplasje të ashpër në emision, pas një videoje të konkurrentit.

Juli kishte sharë gjatë videos në momentin kur u përmend Sindi, por në studio tha se nuk e kishte sharë atë.

Në anën tjetër, Sindi tha se ndjehej e ofenduar, andaj për disa ditë me radhë ka munguar në emision, por sot është rikthyer.

Ajo tha se gjatë kësaj periudhe ka reflektuar, andaj vendosi që t’i lë pas gjitha mosmarrëveshjet që i kishte me Julin.

Në anën tjetër, Juli u ngrit në këmbë dhe i dhuroi një përqafim asaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat