Atdheu ngacmon publikisht Melisën për lidhjen me Andin

Mediale Vip

Atdheu ngacmon publikisht Melisën për lidhjen me Andin

Më: 24 prill 2021 Në ora: 15:20
Atdheu dhe Melisa

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi, shumë shpejt do të vijë me projektin e ri muzikor. Ka disa ditë që i ka lajmëruar fansat e saj për këngën e radhës, duke publikuar sekuenca të shkurtra nga videoklipi.

Kënga do të mbaj titullin “Leje”, ndërkohë nga postimet e ndryshme në rrjetet sociale kuptohet se klipi është bërë në një zyrë.

Por vëmendjen e të gjithëve e ka marrë një detaj tjetër. Vihet re se dora që shfaqet në klip është e Andit pasi krahasuar me fotot e vjetra të tij, kuptohet mjaft qartë se është e njëjta orë tek dora e majtë, si dhe byzylyku dhe unazat tek dora e djathtë.

Madje për këtë detaj e ka ngacmuar edhe Atdheu. Ai ka publikuar në “Instastory” një video të shkurtër të këngës së Melisës dhe shkruan” “Ma ke borxh një unazë si ajo e atij çunit në video”, që kuptohet se i referohet Andit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat