Memoriali për reperin DMX do të mbahet në Barclays Center

Mediale Vip

Memoriali për reperin DMX do të mbahet në Barclays Center

Më: 25 prill 2021 Në ora: 08:40
DMX

Reperit DMX do t’i mbahet një shërbim përkujtimor me familjen dhe miqtë në Barclays Center në New York.

Memoriali për të do të mbahet në arenën në Brooklyn, gjersa E!News raportoi se ngjarja do të jetë e mbyllur për publikun dhe e kufizuar vetëm në miqtë dhe familjen për shkak të kushteve të pandemisë.

Organizatorët thanë në një deklaratë se do të ndjekin udhëzimet dhe protokollet e testimit kundër COVID-19.

Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në kanalin YouTube të DMX.

Nuk u dhanë më shumë detaje se kush mund të shfaqet, të interpretojë ose të flasë.

DMX, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, vdiq më 9 prill pasi pësoi një sulm në zemër.

Reperi 50 vjeçar i nominuar nga ‘Grammy’ dha këngë ikonike të zhanrit hip-hop të tilla si “Ruff Ryders ‘Anthem” dhe “Party Up (Up in Here)”. Ai gjithashtu luajti në disa filma duke përfshirë “Belly” dhe “Romeo Must Die”.

DMX gjithashtu ishte baba i 15 fëmijëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat