Atletet e Kanye West thyejnë çdo rekord, shiten në ankand për vlerën e çmendur

Mediale Vip

Atletet e Kanye West thyejnë çdo rekord, shiten në ankand për vlerën e çmendur

Më: 27 prill 2021 Në ora: 17:21
Kanye West

Një palë atlete te dizenjuara dhe të veshura nga reperi Kanye West janë shitur për 1.8 milion dollarë në ankand,  shuma më e lartë e paguar ndonjëherë për një palë atlete. Nike Air Yeezy thyen rekordin  e mëparshëm, që u mbajt nga një palë atlete Nike Air Jordan që u shitën për 615 mijë dollarë vitin e shkuar.

West i veshi këto atlete teksa performoi në Grammy në vitin 2008. Atletet u blenë nga “RARES”, një platformë interneti që investon në këpucët e rralla. Ato u shitën nga koleksionuesi i këpucëve Ryan Chang përmes një shitjeje private.

Çmimi tejkaloi vlerësimin fillestar të Sotheby prej 1 milion dollarësh. Air Yeezy 1 më pas u lançua në një seri të kufizuar në 2009, e ndjekur nga Air Yeezy 2 në 2012. Por një vit më pas, West i dha fund partneritetit me Nike dhe tha që pjesa e të ardhurave nga këpucët ishte e pamjaftueshme.

Para pak ditësh, reperi u bë zyrtarisht  personi më i pasur me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara, duke fituar shifra marramendëse nga bizneset e tij. Tashmë, pasuria e tij ka kapur vlerën 6.6 miliard dollarë, sipas “Bloomberg”.

Rreth të njëjtën kohë vitin e kaluar, West u bë një miliarder i çertifikuar me ndihmën e markës së tij të suksesshme të veshjeve dhe atleteve, Yeezy dhe kontratës së re shumëvjeçare me Gap. Sipas Business of Fashion, marka Yeezy vlerësohet në $ 3.2 deri në $ 4.7 miliardë dollarë. Sa i përket linjës së re Yeezy Gap e cila është vendosur të dalë më vonë gjatë kësaj vere, ndërmarrja e re pritet të vlejë më shumë se 970 miliard $.

Një bilanc i pa audituar i financave të West ka zbuluar gjithashtu se West ka 122 milion dollarë në para dhe stok, ndërsa i gjithë katalogu i tij i muzikës vlen 110.5 milion dollarë.

Image
Atletet
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat