“Ta kanë bërë 8 me 2” Pas akuzave të forta, Atdheu flet me Sarën për mesazhet kërcënuese

Mediale Vip

“Ta kanë bërë 8 me 2” Pas akuzave të forta, Atdheu flet me Sarën për mesazhet kërcënuese

Më: 28 prill 2021 Në ora: 21:04
Sara dhe Atdheu

Sara dhe Atdheu kanë realizuar takimin e tyre të parë pas përplasjeve të shumta që kanë pasur me njëri-tjetrin.
Së fundmi ata duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë rënë në paqe.

Sara dhe Atdheu kanë realizuar takimin e tyre të parë pas përplasjeve të shumta që kanë pasur me njëri-tjetrin.
Së fundmi ata duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë rënë në paqe.

Dyshja kanë folur shumë për të kaluarën dhe faktin që Atdheu mori mesazhe kërcënuese nga persona nga Dubai duke e fajësuar Sarën në lidhje me to. Por në takim ai e sqaroi se ishte veprim i nxituar që nuk i ka ardhur nga ajo.

Sara: Ç’është kjo e dhënë dore si me qenë byrazerë, apo ta kanë bërë 8 me 2.

Atdheu: Nuk ma bën njeri 8 me 2 mua. Të kam munguar gjithë këto kohë?

Sara: Duhet të të pyes unë ty. Çfarë janë ato akuza. Të kam marrë 3 herë në telefon atë ditë.

Atdheu: Mund të them që ishte veprim i ngutshëm, e kam kuptuar që nuk ka ardhur nga ty.

Sara: Pse su sqarove me mua? I kemi pasur aq kofidenca.

Atdheu: Pse the po pas gjithë asaj që ndodhi?

Sara: Se mendoj që kushdo e meriton një mundësi të dytë.

Atdheu: Me aq sa kam kuptuar, ke pëlqim për Çimin dhe Geljanin.

Sara: Po çfarë ke ti, janë të bukur. Edhe ti ke pëlqyer të tjerë.

Kujtojmë se më herët, Atdheu zbuloi se kishte marrë kërcënime nga disa njerëz, që sipas tij kanë lidhje me Sarën. Atdheu tha se i kishin ardhur telefonata e mesazhe kërcënimi nga Holanda e Dubai, meshkuj të cilët i thonin t’i qëndronte larg Sarës. Ndaj, Atdheu e akuzoi Sarën që kishte marrëdhënie jashtë emisionit, duke u shprehur se s’kishte pse t’i merrte aspak këto kërcënime kur s’kishte bërë asgjë kundër saj. Megjithatë, Sara tha se nuk e di për kë bëhet fjalë , ndaj i kërkoi Atdheut të mos i hidhte këto akuza pa prova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat