Ideja e Selenes është yll. Të mësojmë në shkollë për shëndetin mendor siç mësojmë matematikën

Mediale Vip

Ideja e Selenes është yll. Të mësojmë në shkollë për shëndetin mendor siç mësojmë matematikën

Më: 1 maj 2021 Në ora: 19:40
Selena Gomez

Teksa promovonte fushatën e saj të re me kompaninë e bukurisë ‘Rare Beauty’, Selena Gomez ka treguar se si ka qenë eksperienca e saj me ankthin dhe sa e nevojshme është që njerëzit të kurohen dhe të kenë më shumë informacion, informacion që nëse ajo do e kishte mjaftueshëm do ta kalonte çdo gjë më lehtë.

“Unë e di shumë mirë se sa e frikshme dhe e vetmuar mund të ndihet të përballesh me ankthin dhe depresionin vetë në një moshë të re.

Nëse do të kisha mësuar më parë për shëndetin tim mendor, të isha mësuar në lidhje me gjendjen time në shkollë, në mënyrën si u mësova për lëndët e tjera, udhëtimi im mund të dukej shumë ndryshe”, ka shkruar ajo.

Gomez ka theksuar faktin se të gjithë duhet të kërkojnë ndihmë dhe të mësojnë më shumë rreth shëndetit mendor, depresioni, ankthit dhe çdo pasoje tjetër që sjell ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat