Jo vetëm 1 bebe, Almeda ka dhe një tjetër surprizë

Mediale Vip

Jo vetëm 1 bebe, Almeda ka dhe një tjetër surprizë

Më: 3 maj 2021 Në ora: 16:23
Almeda Abazi

Së shpejti familjes Sayisman do i shtohet edhe një bebe.

Almeda është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe po pret me padurim të marrë në krahë vajzën e saj. Por përpara se vogëlushja të vijë në jetë, Almeda ka një surprizë.

Në postimin e fundit në rrjete sociale, prezantuesja shfaqet me një fustan bojëqielli ku në sy bie barku i rrumbullakosur, me fjongo e flokët e kapur dhe shkruan se është shumë e emocionuar.

Almeda ka hapur kanalin e saj në Youtube dhe sot do të postojë videon e parë.

“9 muaj shtatzënë. Shumë e emocionuar sot në orën 18:00 publikohet video ime e parë në Youtube”-shkruan Almeda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat